Më 10 korrik, trashëgimtari i ardhshëm 8-vjeçar i fronit britanik bëri një paraqitje surprizë në ndeshjen finale për meshkuj në Wimbledon 2022, duke shënuar herën e tij të parë në turneun e tenisit. George shoqëroi prindërit e tij, Kate Middleton dhe Princin William, në ‘Royal Box’ , në ditën e 14 të kampionatit në ‘All England Lawn Tennis Club’.
I veshur me një kostum blu dhe një kravatë me vija, George u pa duke ua bërë me dorë fansave teksa ishte ulur me mamin dhe babin e tij. Kate kishte veshur një fustan ngjyrë blu me pika të bardha, ndërsa William kishte veshur një kostum ngjyrë bezhë dhe kravatë të zezë.
Para ndeshjes, George dhe prindërit e tij përshëndetën djemtë dhe vajzat dhe stafin tjetër të Wimbledon. George u pyet se kë po mbështeste në ndeshje, por dukej se ishte shumë i turpshëm për t’u përgjigjur. Duka i Kembrixhit i është përgjigjur “se George do të mbështesë fituesin”. Kur u pyet se pse vajza e çiftit, Princesha Charlotte, 7 vjeç, nuk ishte aty, Kate tha: “Është dita e George sot”.