Mbrëmjen e sotme në “Big Brother VIP Albania” u zbulua një detaj që emocionoi publikun. Gjatë Prime-it, produksioni bëri të ditur shumën që banorët kishin grumbulluar më herët për një kauzë humanitare.
Banorët ishin bashkuar ditë më parë duke shitur petulla dhe kek brenda shtëpisë, me qëllim që të ndihmonin një familje në nevojë. Nisma e tyre u zhvillua në heshtje, pa e ditur paraprakisht sa do të arrinin të mblidhnin.
Sonte u konfirmua se përmes këtij aktiviteti bamirës, ata kanë tubuar plot 5 mijë euro, shumë që do t’i shkojë drejtpërdrejt familjes në nevojë.
Pas zbulimit të shifrës, banorët u shprehën se ndihen shumë të lumtur dhe krenarë për këtë gjest human, duke treguar se loja mund të bashkëjetojë me solidaritetin.






