Shefi i Wagner Yevgeny Prigozhin është varrosur në një funeral privat në Shën Petersburg, ka thënë shërbimi i tij për shtyp, raporton BBC.
Sipas njoftimit ceremonia u mbajt në “një format të mbyllur” dhe të gjithë ata që “dëshirojnë të thonë lamtumirën për të mund të vizitojnë varrezat e qytetit Porokhovskoye”.
Prigozhin, 62 vjeç, u konfirmua i vdekur nga autoritetet ruse pas analizës gjenetike të 10 trupave të gjetur në aeroplanin e rrëzuar më 23 gusht pranë Moskës.
Kremlini ka mohuar spekulimet se ishte fajtor për rrëzimin.
Por një numër vëzhguesish rusë – si në vend ashtu edhe jashtë saj – e kanë përshkruar Prigozhin si një “njeri të vdekur që ecën” që nga një rebelim i armatosur i ndërprerë që ai drejtoi në qershor.
Të 10 personat – përfshirë krahun e djathtë të Prigozhin, Dmitry Utkin – vdiqën në aksidentin në rajonin Tver, në veri-perëndim të Moskës.
Raportohet se zëdhënësi i presidentit rus Vladimir Putin, Dmitry Peskov tha Putin nuk do të marrë pjesë në funeralin e Prigozhin.
Putin qëndroi i heshtur për gati 24 orë pas rrëzimit. Të nesërmen ai dërgoi ngushëllimet e tij për familjet e të gjitha viktimave.
Dhe ai e përshkroi Prigozhin si një “person të talentuar” që “bëri gabime të rënda në jetë”.