16.6 C
New York
Wednesday, September 10, 2025

Buy now

Prezantim i dyfishtë nesër te Juventusi, Zhegrova dhe Openda

- Advertisement -

Dy blerjet më të fundit të Juventusit, Edon Zhegrova dhe Lois Openda, do të prezantohen zyrtarisht nesër në një konferencë për shtyp. Klubi bardhezi ka bërë të ditur se takimi me gazetarët do të zhvillohet në orën 14:30, në sallën e zakonshme të shtypit në Torino.

Të dy futbollistët pritet të flasin për herë të parë si lojtarë të Juventusit, duke ndarë përshtypjet e tyre të para mbi transferimin, pritshmëritë dhe synimet që kanë me fanellën bardhezi.

Edon Zhegrova, anësori i talentuar nga Kosova, shihet si një armë e rëndësishme për krahët e sulmit, falë shpejtësisë dhe teknikës së tij. Ndërsa Lois Openda, sulmuesi belg, vjen pas një sezoni të shkëlqyer në Bundesliga dhe pritet të shtojë forcë e efikasitet në repartin ofensiv të Juventusit.

 

Të ngjashme

Të fundit