Historiani Genc Prevlukaj, anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, ka reaguar rreth diskursit të Guxo-s se “nuk u votua e bija e Jusuf Gërvallës”, tha se figura e heroit Gërvalla duhet nderuar – por se në krahasim me krerët e UÇK-së “kontributi i tij është minimal”.
“Kontributi dhe figura e Jusuf Gërvallës meriton dhe duhet të nderohet, mirëpo vepra e tij krahasuar me atë të krerëve të UÇK-së, në rrugëtimin drejt lirisë është minimal.
Prandaj nuk mund të moralizojë dikush që ka krijuar narrativën më të poshtër kundër krerëve të luftës, duke thënë se nuk e votuat të bijën e Jusufit, e cila praktikisht nuk bind për asgjë”, tha Prevlukaj.