10.8 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Pretendimi i Vuçeviqit: “Situata në Kosovë është kërcënimi më i madh për sigurinë”

- Advertisement -

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, njëherit Kryetari i Partisë Progresive Serbe (SNS), Millosh Vuçeviq, e ka cilësuar situatën e sigurisë në Serbi “të rëndë”, duke pretenduar se kërcënimi më i madh për sigurinë është “situata në Kosovë”, duke shtuar se ky rrezik “nuk po zvogëlohet”.

“E vetmja gjë pozitive”, në vlerësimin e tij, “është fakti se disa nga serbët e arrestuar nga Kosova janë liruar”.

“Ajo që posaçërisht na frikëson është vazhdimi i armatimit të Forcës të Sigurisë së Kosovës dhe një plan i qartë që nuk e fshehin se Forcat e Sigurisë së Kosovës do të bëhen Forca të Armatosura të Kosovës deri në vitin 2026, gjë që është në kundërshtim edhe me atë që ata e përcaktojnë si Kushtetutën e tyre”, ka pretenduar Vuçeviq, transmeton agjencia serbe e lajmeve “Tanjug”.

Në Serbi, aktualisht është duke u zhvilluar fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare që priten të mbahen më 17 dhjetor.

Një pjesë e partive atje, posaçërisht SNS-ja e presidentit serb Aleksandër Vuçiq, po përdorin Kosovën, në mënyrë që të përfitojnë nga votat e nacionalistëve serbë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit