9.9 C
New York
Thursday, May 22, 2025

Buy now

Pretendimi i Haradinajt – A po tenton Kurti ta “rrëmbejë” Hoxhën? Flet Gashi i VLEN-it

- Advertisement -

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se kryetari i VV-së, Albin Kurti, po tenton ta bind deputetin goran, Adem Hoxha, ta votojë Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit. Sipas Haradinajt, Kurti këtë po e bën përmes politikanëve shqiptarë të të koalicioni VLEN nga Maqedonia e Veriut. Nga ky koalicion për Tëvë1, thonë se nuk kanë informacione për këtë çështje.

U pa të ulet tek grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

E shumë shpejtë, zërat që deputeti goran, Adem Hoxha iu bashkua këtij grupi parlamentar, u konfirmuan.

Por, sipas kreut të AAK-së, dikush po tenton t’ia bind deputetin goran, ta votojë Albulena Haxhiun për kryeparlamentare.

Madje, për këtë thotë se u angazhuan edhe politikanë shqiptar nga Maqedonia e Veriut.

“Me dhjetëra njerëz të VLEN-it po vijnë nga Maqedonia e Veriut me e kontaktua Adem Hoxhën, me kërkesë të Albinit. Ky është Albini”, tha Haradinaj.

Por, nga koalicioni VLEN, thonë se nuk kanë informacione për një gjë të tillë.

Kryetari i Kuvendit në Maqedoninë e Veriut, Afrim Gashi, për Tëvë1, ka thënë se konstituimi i Kuvendit të Kosovës, është vullnet i deputetëve kosovarë.

“Nuk kam këso informacione dhe nuk kisha dashur të komentoj. Nuk besoj që ka ndonjë interesim shumë të madh, madje shumica edhe nuk e njohin deputetin në fjalë. Sidoqoftë, ndoshta z. Haradinaj ka të dhëna, por nga perspektiva ime dhe informacionet që unë i kam, nuk ka ndonjë shtytje të tillë. Ne duam themelimin e institucioneve, e kush i themelon ato është çështje vullnetit të deputetëve”, ka thënë Gashi.

Tëvë1 ka tentuar të marrë një përgjigje, edhe nga deputeti goran në Kuvendin e Kosovës, Adem Hoxha.Por i njëjti, nuk ka kthyer përgjigje.
E njëjtë përgjigje, nuk kanë kthyer edhe nga Lëvizja Vetëvendosje.

Të ngjashme

Të fundit