15.8 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

Pretendimi i Gjinit: Më shumë se dy ministra po lypin vende pune te ndërkombëtarët

- Advertisement -

Ardian Gjini, kryetar i Komunës së Gjakovës, ka bërë një pretendim interesant. Në një prononcim për ATV-në, Gjini ka theksuar se ka ministra të Qeverisë Kurti që po kërkojnë punë diku tjetër.

Më saktësisht, Gjini i përmendi edhe ndërkombëtarët, si njerëz të cilëve po u kërkojnë punë ministrat e kryeministrit Albin Kurti. Në fjalën e tij, z. Gjini theksoi se janë më shumë se dy ministra që po kërkojnë punë.

“Ka ministra të cilët janë t’u lypë vende të punës, janë t’u i lutë të tjerët me iu gjetë vende të punës. Ta kesh të sigurt që ka ministra në Qeverinë Kurti të cilët takohen me personalitete të rëndësishme ndërkombëtare dhe kërkojnë vende të punës. Jo pse frigohen për diçka tjetër po kanë mbetë aty”, deklaroi ai, transmeton Express.

“E di që sonte më ndijnë, mos u tutni se s’ju përmendi emrat. Po nuk jam veç unë ai që e di këtë fakt, ka shumë njerëz që e dinë.” – vazhdoi ai.

Tutje, politikani nga radhët e AAK-së theksoi se është absurd që një ministër të kërkojë vend pune diku tjetër.

“Kur dikush është ministër është absurd i llojit të vet me kërku vend të punës për shkak se politika është një aktivitet i cili të mban. Fakti që lypin vende të punës tregon shumë. Janë më shumë se dy, që i di unë, që lypin vende kredibile të punës. Janë të pasigurtë, ndihen të pasigurtë, kanë dilema.” – shtoi ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit