Albi Mall Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 21-të, ku tre duele interesante zhvillohen sot.
Skuadrat nga kreu i tabelës, Ballkani, Prishtina dhe Drita luajnë në udhëtim dhe kërkojnë pikët për të vazhduar garën për titull të kampionit.
Padyshim që kryendeshja e kësaj jave pritet të zhvillohet në Gjilan, ku Gjilani është nikoqir i Prishtinës.
Sfidë shumë interesante pritet të luhet edhe në stadiumin e Ramiz Sadikut, me Llapin që pret Dritën. Llapjanët janë zhvendosur për këtë sfidë në kryeqytet për shkak të gjendjes së rënduar të terrenit në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë.
E lideri aktual i Superligës, Ballkani do të ketë punë me Ferizajn në udhëtim.
Të tre duelet e ditës së sotme në Albi Mall Superligë luhen me fillim nga ora 13:00.






