1. Emran Etemi nga Kuzmini – një vendbanim në Komunën e Fushë Kosovës në pjesën qendrore të vendit – ka kaluar ditët e fundit të janarit duke e pastruar shtëpinë, para se të kthehet për të jetuar në të.Fushë-Kosova ishte ndër komunat e goditura më së rëndi nga vërshimet që ndodhën në fillim të janarit.

Ai ka jetuar me qira javët e fundit, pasi ishte evakuuar bashkë me dhjetëra familje të tjera të këtij vendbanimi.

Rreth 12 familje janë evakuuar nga Kuzmini – fshat me 475 banorë sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës – në fillim të janarit dhe tani banojnë gjetkë. Qiranë ua paguan komuna, tha për Radion Evropa e Lirë më 29 janar Rasim Rizahi, këshilltar në komunën e Fushë-Kosovës.

Fotografia poshtë tregon ndryshimin pasi Etemi e pastroi pjesërisht shtëpinë para se të kthehet në të për të jetuar.

Dalja e lumenjve nga shtrati sa herë që ka shira të rrëmbyeshëm, është ndër arsyet kryesore pse Kosova përballet me vështrime.

Rizahi tha për REL-in se Komuna e Fushë Kosovës po e bën vlerësimin e dëmeve nga vërshimet e fundit.

Tri javë më vonë, siç shihet në fotografinë poshtë, rruga është e hapur për qarkullim.

Fotografia poshtë tregon gjendjen në këtë vend tri javë pas.

Ndër to është edhe restoranti i Bali Berishës në fshatin Volljakë, i cili pësoi dëme në vlerë qindra mijëra euro, sipas tij.
“Rreth 130.000 euro është dëmi. Komuna e Klinës ka qenë, ka bërë fotografi, por nuk na ka lajmëruar”, tha Berisha për Radion Evropa e Lirë.
10. Fotografia lart tregon një nivel të lartë të ujit brenda restorantit të Berishës në fshatin e Klinës pas vërshimeve të janarit.Ai e ka pastruar ujin dhe mbeturinat nga restoranti i tij, siç shihet në fotografinë më poshtë.

“Po presim të bëhet më mirë dhe të ndreqen gjërat, e jo të vuajmë gjithmonë”. Ai kërkoi nga autoritetet të “ndërmarrin masa” për pastrimin e shtratit të lumit Drin.

Përveç Drinit, në Klinë rrjedh edhe lumi Bistrica dhe Berisha thotë se mbeturinat e mbledhur në këta dy lumenj bëjnë që ato të dalin nga shtrati sa herë ka shira të rrëmbyeshëm.

14. Përmbytjet në Kosovë përsëriten pothuajse çdo vit, ndërsa shumë projekte për rregullimin e lumenjve dhe ndërtimin e digave mbeten të parealizuara, pavarësisht se parashihen në buxhete.Ekspertët vlerësojnë se problemi nuk lidhet vetëm me reshjet, por me keqmenaxhimin e lumenjve, ndërhyrjet e pakontrolluara dhe mungesën e masave parandaluese afatgjate.

Për dëmet e shkaktuara nga vërshimet e fundit, shumë komuna në vend, përfshirë Klinën dhe Fushë-Kosovën, u kanë kërkuar banorëve të prekur t’u drejtohen komunave përkatëse për kompensim.






