Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Belgjikën për marrjen e presidencës së Këshillit Evropian.
Përmes një shkrimi në X, Osmani ka shkruar se presin që në muajt e ardhshëm të punojnë me shtetin e Belgjikës për të shtyrë përpara agjendën e anëtarësimit të Kosovës në BE.
“I urojmë Belgjikës një presidencë të suksesshme të Këshillit të Evropës! Ne presim që në muajt e ardhshëm të punojmë ngushtë me partnerët tanë belgë për të çuar përpara procesin e anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe për të përmbushur synimet tona evropiane”, shkroi Osmani në X.