18.3 C
New York
Tuesday, June 17, 2025

Buy now

Presidentja takon ministrin e Jashtëm turk, flasin për partneritetin e fortë ndërmjet dy vendeve

- Advertisement -

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan.

Këtë e bëri të ditur vetë shefja e shtetit përmes një postimi në rrjetin social “X”.

Ajo njoftoi se në takimin me Fidanin diskutuan për partneritetin e fortë dypalësh ndërmjet Kosovës dhe Turqisë në shumë fusha me interes të përbashkët.

“Gjithmonë kënaqësi të takoj mikun e çmuar të Kosovës, ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan. Mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Turqisë ndërsa vazhdojmë angazhimin tonë të përbashkët për forcimin e mëtejshëm të këtij partneriteti”, ka shkruar Osmani.

Të ngjashme

Të fundit