Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do t’i takojë përfaqësuesit e subjekteve politike për zhvillimin e konsultimeve për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale.
Presidenca ka njoftuar se “sot, më 4 qershor 2025, në orën 14:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, mban takim të përbashkët konsultativ me partitë politike lidhur me caktimin e datës së mbajtjes së zgjedhjeve lokale.
Takimi mbahet në Salla C301, Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës.