27.6 C
New York
Monday, July 14, 2025

Buy now

Presidentja shton udhëtimet e rrit shpenzimet

- Advertisement -

Vizitën e fundit jashtë vendit, e zhvilloi në Shqipëri.

Në kuadër të Samitit të Ballkanit Perëndimor, presidentja Vjosa Osmani u prit ngrohtësisht nga kryeministri Edi Rama.

Rreth 250 km rrugë, presidentja e vendit u shoqërua nga eskorta e saj.

Shpenzimet e karburantit për këtë udhëtim, e për gjatë gjithë udhëtimeve gjatë vitit 2022, kapin shumën rreth 36 mijë e 500 euro.

Ndërkaq, pjesën më të madhe të shpenzimeve, shefja e shtetit me staf i harxhuan në akomodim e bileta.

Vetëm gjatë vitit që lamë pas, nga buxheti i shtetit u harxhuan 140 mijë euro.

Bullgari, Francë, Maltë, Slloveni, ShBA, Katar, Turqi ishin disa nga vendet në të cilat Vjosa Osmani udhëtoi gjatë 2022.

Ndërkaq, një shumë relativisht modeste, presidentja Osmani me 18 persona të tjerë të stafit i shpenzuan për dreka e darka.

Përgjatë 365 ditëve, të vitit të kaluar, në total 19 persona i shpenzuan rreth 8 mijë e 700 euro.

Ndërkaq, nëse i krahasojmë këto shpenzime me ato të administratës, ish-presidentëve, dhe Këshillit Konsultativ për Komunitete janë rreth 4 mijë euro më pak.

Gjatë kësaj kohe në total shpenzimet e presidentes me staf janë rreth 215 mijë euro.

Ndërkohë, gjatë vitit 2021, Osmani me staf shpenzuan rreth 100 mijë euro më pak.

Të ngjashme

Të fundit