Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar homologun e saj portugez, Marcelo Rebelo de Sousa, si dhe popullin portugez, me rastin e Ditës Kombëtare të Portugalisë.
Përmes një postimi në platformën “X” (ish-Twitter), Osmani shprehu urimet më të përzemërta në këtë ditë të veçantë për Portugalinë, duke theksuar gjithashtu rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.
“Urime Presidentit Marcelo Rebelo de Sousa dhe të gjithë popullit portugez me rastin e Ditës së Portugalisë! Teksa e shënoni këtë ditë të veçantë, presim gjithashtu të thellojmë më tej lidhjet mes vendeve tona përmes bashkëpunimit më të fortë, miqësisë më të ngushtë dhe përkushtimeve të përbashkëta. Feliz Dia de Portugal!”, shkroi Osmani.