Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar kancelarin gjerman Olaf Scholz. Takimi u zhvillua në Greqi, në kuadër të Samitit të krerëve të shteteve të Evropës Juglindore (SEECP).
“Kosova është e bekuar me mbështetjen nga Kancelari Scholz dhe miqësinë me Republikën Federale të Gjermanisë”, shkroi Osmani në llogarinë e saj në Facebook.
Sot gjatë ditës, Scholz ka vizituar Kosovën.
Në Prishtinë ai është pritur nga kryeministri Albin Kurti.
Olaf Scholz në kryeqytet deklaroi se dialogu midis Kosovës dhe Serbisë duhet të zgjidhë çështjen e njohjes së Kosovës.
Kancelari gjerman foli edhe për hapat që po ndërmerr që shtetet skeptike të binden, që Kosova të fitojë liberalizimin e vizave.
Qytetarët e Kosovës janë të vetmit në rajonin e Ballkanit Perëndimor të cilët nuk mund të udhëtojnë në shtetet e zonës Shengen pa u pajisur me viza.