Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Washington D.C. me ftesë të sekretarit amerikan Antony Blinken, në margjina të Samitit të NATO-s është takuar me kryeministrin e Bullgarisë, Dimitar Glavchev.
Në takim, Presidentja Osmani theksoi se Bullgaria është një mbështetëse e palëkundur e Kosovës në përpjekjet për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.
Në këtë kontekst u diskutua edhe për aspiratat e Kosovës për anëtarësim në NATO dhe mbështetjen e vazhdueshme nga partnerët tanë bullgarë.
Sipas Presidentes Osmani, ndërmjet të dy shteteve ekziston një partneritet i fortë dhe angazhim i përbashkët për stabilitetin dhe sigurinë rajonale.