1.7 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Presidentja Osmani së bashku me Prindon Sadriun presin presidenten hungareze

- Advertisement -

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, bashkë me bashkëshortin Prindon Sadriu , kanë pritur sot presidenten e Hungarisë, Katalin Novak.

Presidentja Novak është pritur me nderime shtetërore  në sheshin “Ibrahim Rugova”.

Pritja e Novak është organizuar me gardë ceremoniale, ndërsa pas takimit pritet që Osmani dhe presidentja hungareze të deklarohen para mediave.

Ndryshe, Katalin Novak në mars të këtij viti u zgjodh presidentja e parë femër e Hungarisë me mandat pesëvjeçar, duke mposhtur rivalin e saj të opozitës, ekonomistin Peter Rona.

Novak, 44-vjeç, është një mbështetëse besnike e kryeministrit populist Viktor Orban dhe më parë ka shërbyer si ministre e Rinisë dhe Familjes.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit