0.4 C
New York
Wednesday, January 21, 2026

Buy now

Presidentja Osmani publikon fjalimin nga akademia përkujtimore për Ibrahim Rugovën

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shpërndarë fjalimin nga akademia përkujtimore për Ibrahim Rugovën.

Osmani tha se përkujtimi i Rugovës nuk është vetëm shënim i një date, por rikthim te një epokë që e ndryshoi rrjedhën e historisë së Kosovës.

“Sot, 20 vjet pas ndarjes nga jeta të presidentit Ibrahim Rugova, jemi bashkuar për të kujtuar dhe nderuar figurën e tij dhe për ta shënuar momentin kur ideja e tij u bë edhe kulturë politike, ku rezistenca u bë etikë dhe kur politika u ngrit në nivel të misionit historik. Sot nuk përkujtojmë vetëm një datë, por për një epokë që e ndryshoi përgjithmonë rrjedhën e historisë tonë. Askush nuk e mishëroi më thellë e më mirë shprehjen ‘Unë biri yt, Kosovë’, se sa presidenti Rugova. Ai ishte biri i saj në bindje, përkushtim dhe në sakrificë, i lidhur me fijet e tij me popullin dhe vlerat e saj, duke ia kushtuar gjithë jetën, çdo qelizë të tij ndërtimit dhe mbrojtjes së shtetit të lirë, të pavarur dhe demokratik të Kosovës”, tha ajo.

 

Të ngjashme

Të fundit