10.8 C
New York
Thursday, March 6, 2025

Buy now

Presidentja Osmani pritet në kullën e Jasharajve në Prekaz

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë homazhe sot në kompleksin memorial në Prekaz. Ajo më pas është pritur në kullën e Jasharajve.

Osmani aty është takuar me Rifat Jasharin. Presidentja ka thënë se komandanti legjendar Adem Jashari dhe familja Jashari në kohët më të errëta, ata ndezën dritën e shpresës.

“Sot si çdoherë, në homazhe në kompleksin memorial në Prekaz dhe në vizitë në kullën e Jasharajve te Baca Rifat! Nga plumbi i parë e deri te qëndresa heroike e marsit 1998, komandanti legjendar Adem Jashari dhe familja Jashari nuk u thyen, nuk u zmbrapsën, por përqafuan pavdekësinë. Ata edhe sot mbeten dritë udhërrëfyese për rrugën tonë përpara.

Në kohët më të errëta, ata ndezën dritën e shpresës. Në sfidat më të mëdha, ata gjetën forcën për të ecur përpara. Në momentet kur liria dhe e ardhmja e Kosovës u vunë në pikëpyetje, ata u bënë përgjigjja, u bënë mburoja dhe zemra e këtij vendi. Lavdi Familjes Jashari! Lavdi të gjithë heronjve të UÇK-së!”, ka shkruar Osmani.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit