28.1 C
New York
Friday, June 20, 2025

Buy now

Presidentja Osmani pret në takim ish-kryetarin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë

- Advertisement -

Presidentja Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ish-kryetarin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Hisashi Owada.

Sipas njoftimit të Presidencës, Osmani e cilësoi nder të veçantë pritjen e profesorit Owada në zyrën e saj, duke theksuar se ai përfaqëson një figurë të jashtëzakonshme në fushën e drejtësisë ndërkombëtare dhe një promovues të palodhur të paqes globale.

Në njoftim thuhet se e para e vendit shprehu mirënjohjen e thellë të institucioneve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës për rolin e profesorit Owada, i cili si kryetar i GJND-së ka drejtuar këtë institucion në një prej momenteve më të rëndësishme për shtetin e Kosovës – dhënien e opinionit këshillëdhënës të datës 22 korrik 2010, ku Gjykata konfirmoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

“Presidentja vlerësoi kontributin e jashtëzakonshëm të profesorit Owada jo vetëm për Kosovën, por edhe për zhvillimin dhe avancimin e të drejtës ndërkombëtare dhe përpjekjet për paqe globale”.

“Me këtë rast, Presidentja Osmani e uroi Profesorin Owada edhe për titullin “Doctor Honoris Causa” të dhënë nga Universiteti i Prishtinës, duke theksuar se institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës do të mbeten përjetësisht mirënjohës për mbështetjen dhe vizionin e tij”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Të ngjashme

Të fundit