22 C
New York
Wednesday, August 6, 2025

Buy now

Presidentja Osmani pret në takim emisarin e BE-së për dialog Sorensen

- Advertisement -

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen.

Takimi filloi para pak minutash në kabinetin e presidentes Osmani.

Mediat u lejuan të marrin pamje në fillim të takimit.

Nuk është bërë e ditur se mund të ketë konferencë për media pas takimit.

Takimi Osmani – Sorensen vjen në kohën e krizës institucionale në Kosovë dhe protestave në Serbi, që siç vlerësojnë njohësit e rrethanave politike, kanë bërë që për muaj të tërë të mos ketë ndonjë zhvillim domethënës në procesin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë

Të ngjashme

Të fundit