- Advertisement -
Presidentja Vjosa Osmani ka marrë një sërë urimesh nga liderë të ndryshëm botërorë.
Sipas njoftimit nga Presidenca e Kosovës, ndër urimet e pranuara ishin ato nga presidenti shqiptar Bajram Begaj, presidentja e Zvicrës Karin Keller-Sutter, presidenti çek Petr Pavel dhe princi i kurorës së Kuvajtit, Sabaj Khaled Al-Hamad Al Sabah.
Në mesazhin e tij, Begaj ka përgëzuar qytetarët dhe institucionet e Kosovës për angazhimin e tyre në forcimin e shtetit të pavarur, sovran dhe demokratik.
Ai ka theksuar se Kosova është një faktor i rëndësishëm stabiliteti dhe një partner i besueshëm në rajon, duke vlerësuar rolin e saj në siguri dhe zhvillim.
Gjithashtu, ai ka nënvizuar domosdoshmërinë e forcimit të marrëdhënieve mes dy shteteve.