Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur lidhur me komentet që ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese për rastin e nënkryetarëve serbë.
Osmani me këtë rast para mediave tha sse për një nënkryetar, nuk bllokohet shteti.
“Siç ka theksuar edhe vet Gjykata në një sërë rastesh, mandati i presidentes është i pacenueshëm për të siguruar respektim të parimit të ndarjes së pushteteve, dhe për të ruajtur sigurinë e rendit juridik. Udhëhequr nga këto autorizime kushtetuese, kam paraqitur komnetet për rastin. Në këtë dokument kemi argumentuar se funksionimi efektiv i institucioneve, të Kuvendit si ushtrues i sovraniteti shtetëror, është qenësor për ruajtjen e rendit kushtetuese, por edhe për ruajtjen e konceptit të shtetit sovran. Prandaj në kushte kur bllokohet konstituimi i Kuvendit për një nënkryetar, përkundër faktit që Kryesia ka kuorum, në ato momente pamundësohet përfaqësimi legjitim i qytetarëve në institucionin më të lartë. Andaj mbrojtja e sovranitetit ndërlidhet edhe me vetë Kuvendin funksional. Bllokimi i konstitutimit të Kuvendit për shkak të mos zgjedhjes së nënkryetarit, përderisa Kryesia ka kuroum, do ta cenonte jo vetëm funksionalitetin institucional, por themelin në të cilat është ndërtuar republika e Kosovës” tha Osmani para mediave transmeton Klankosova.tv.
Tutje, ajo theksoi se Kosova ka sistemin më të avancuar në Evropë për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve, mirëpo këto të drejta, nuk mund të abuzohen që të shkelin qëllimin e tyre.
“I gjithë thelbi i kometenve bazohet në nenin (57) të Kushtetuës, i cili parasheh se janë dy parakushte në mënyrë që të realizohen të drejtat e komuniteteve: detyrimi për të vepruar me ligjet e Kosovës gjë që Lista Serbe nuk e bën, detyrimi i dytë është që gjatë ushtrimit efektiv mos të shkelen të drejtat e të tjerëve. Po synohet që për një nënkryetar të bllokohet shteti në tërësi, sepse një shtet pa institucionet, është shtet i dështuar. Është detyrë që të bllokojmë çdo synim për të arritur synimin e dështimit të Kosovës”, u shpreh e para e shtetit