-1.7 C
New York
Saturday, January 11, 2025

Buy now

Presidentja Osmani përkujton Enver Malokun: Ishte profesionist i fjalës së shkruar, luftëtar i mendimit të lirë

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar veprimtarin e gazetarin Enver Maloku.

Në 26-vjetorin e vrasjes së tij, presidentja ka vlerësuar se Maloku ka qenë luftëtar i mendimit të lirë.

“Enver Maloku ishte profesionist i fjalës së shkruar, luftëtar i mendimit të lirë dhe njeriu që me guxim dhe përkushtim mbrojti idealet e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë. Si bashkëpunëtor i afërt i Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, ai ishte shtyllë e informacionit të drejtë dhe të paanshëm në kohë të errëta, kur e vërteta rrezikohej nga dhuna dhe shtypja. Kujtimi për Enver Malokun është i përhershëm, teksa puna dhe sakrifica e tij janë pjesë e historisë sonë, ndaj e vërteta që ai mbrojti do të jetojë gjithmonë dhe do të mbrohet kur autorët të dalin para drejtësisë. Lavdi jetës dhe veprës së Enver Malokut!”, ka vlerësuar Osmani.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit