-7.5 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Presidentja Osmani për tragjedinë në Jabllanicë: Me zemër të rënduar ndajmë dhimbjen me familjarët

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar për ngjarjen tragjike në Jabllanicë të Gjakovës, ku tre fëmijë humbën jetën si pasojë e shembjes së një objekti të pabanuar.

Osmani ka shprehur dhimbjen dhe pikëllimin e thellë për këtë tragjedi, duke u shprehur pranë familjarëve në këtë moment të vështirë.

“Me zemër të rënduar dhe dhimbje të thellë morëm lajmin tragjik për humbjen e jetës së tre fëmijëve në Jabllanicë të Gjakovës, të cilët u shuan para kohe si pasojë e rrënimit të një objekti të pabanuar. Nuk ka fjalë që mund ta lehtësojë dhimbjen e familjeve që sot po përballen me boshllëkun e pafund që lë pas humbja e më të dashurve të tyre,” ka shkruar Osmani.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit