7 C
New York
Tuesday, April 1, 2025

Buy now

Presidentja Osmani për Fitër Bajram: Kjo frymë e solidaritetit të vazhdojë gjatë tërë vitit

- Advertisement -

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani vizitoi Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e Fitër Bajramit.

Ajo uroi të gjithë besimtarët myslimanët, duke bërë thirrje që kjo frymë e solidaritetit të përcillet gjatë tërë vitit.

“Është nder që nga Bashkësia Islame e Kosovës të urojmë të gjithë qytetarët: me fat Bajrami me shpresën që lutjet e tyre tw jenë pranuar. Shpresoj që kjo festë, por edhe gjithë muaji i shenjtë i Ramazanit të jenë inspirim për të gjithë që kjo frymë e solidaritetit të vazhdojë gjatë tërë vitit”, tha presidentja Osmani. /Ekonomia Online/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit