18 C
New York
Thursday, September 4, 2025

Buy now

Presidentja Osmani ngushëllon për viktimat e aksidentit tragjik në Lisbonë

- Advertisement -

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka reaguar pas aksidentit tragjik me tramvaj i cili mori jetën e 16-të personave në Lisbonë.

Përmes një postimi në “X”, e para e vendit ka ngushëlluar familjet e viktimave dhe u uroi shërim të shpejtë të lënduarve.

“Zemrat dhe solidariteti ynë janë më presidentin, Marcelo Rebelo de Sousa, kryeministrin Luis Montenegro dhe popullin e Portugalisë, pas aksidentit tragjik me tramvaj në Lisbonë. Në emër të popullit të Republikës së Kosovës, u shpreh ngushëllimet e mia më të thella familjeve të viktimave dhe u uroj shërim të shpejtë të lënduarve. Ne qëndrojmë me miqtë tanë portugezë”, ka shkruar Osmani.

Të ngjashme

Të fundit