-1.4 C
New York
Monday, January 5, 2026

Buy now

Presidentja Osmani ngushëllon për ndarjen nga jeta të Rushit Ramabajës

- Advertisement -

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllimet e saj pas ndarjes nga jeta të shkrimtarit, gazetarët dhe intelektualit Rushit Ramabaja.

Osmani shprehu pikëllim për humbjen e një emri të njohur të kulturës dhe gazetarisë shqiptare në Kosovë.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Rushit Ramabajës, shkrimtar, gazetar dhe intelektual i angazhuar, një emër i veçantë i kulturës dhe gazetarisë shqiptare në Kosovë.Për dekada me radhë, përmes punës së tij në “Rilindja”, Radio Kosova dhe përmes një trashëgimie të pasur letrare me mbi 20 vepra, ai i dha zë mendimit kritik, fjalës së lirë dhe shpirtit krijues. Vepra dhe përkushtimi i tij do të jetojnë gjatë në kujtesën kulturore të vendit tonë”, thuhet në postim.

E para e shtetit i ka dërguar ngushëllime familjes Ramabaja, miqve, kolegëve dhe gjithë komunitetit kulturor, duke thënë se kujtimi për Rushit Ramabajën do të jetë i përhershëm.

“Ngushëllimet më të sinqerta familjes Ramabaja, miqve, kolegëve dhe gjithë komunitetit kulturor. I përhershëm qoftë kujtimi për Rushit Ramabajën!”.

Të ngjashme

Të fundit