Presidentja e vendit ka ngushëlluar të gjithë ata që e njohën aktivistin e shquar për të drejtat e njeriut Agim Vatovci.
Me dhimbje të thellë e pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të avokuesit për të drejtat e njeriut, Agim Vatovci, njëherësh kryetar i Shoqatës së Personave me Aftësi të Kufizuara.
Kontributi i tij për avokimin, fuqizimin dhe mbështetjen e personave me nevoja të veçanta, do të mbetet shembull për brezat.
Përkushtimi dhe pasioni i tij i palëkundur për këtë kauzë, luajti rol të jashtëzakonshëm në transformimin e jetës për personat e kësaj kategorie.
Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve, kolegëve dhe Shoqatës së Personave me Aftësi të Kufizuara!
Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes.
I përhershëm qoftë kujtimi për Agim Vatovcin!