Në ditën e parë të hapjes së kurorëzimit të mbretit Charles III, ai ka pritur në Pallatin Buckingham personalitete nga e gjithë bota e në pritjen e organizuar ka marrë pjesë edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.
Osmani ka ndarë disa fotografi në Facebook, duke shkruar se e ka uruar mbretin në emër të popullit të Kosovës si dhe ka pasur mundësinë të flasë edhe me liderë të tjerë nga shtetet mike.
“Sonte në pritjen e organizuar nga Mbreti Charles III i Mbretërisë së Bashkuar, përcolla urimet më të përzemërta të popullit të Kosovës, si dhe kisha mundësinë të bashkëbisedoj me liderë të tjerë për thellimin e raporteve tona me shtete mike anekënd botës,”- ka shkruar Osmani.
Kurorëzimi i Charles do të bëhet nesër në Westminster Abbey.