26.3 C
New York
Sunday, August 24, 2025

Buy now

Presidentja Osmani në Forumin Alpbach në Austri, flet për kontributin e Kosovës për sigurinë

- Advertisement -

Presidentja , Vjosa Osmani, ka marr pjesë në Forumin Alpbach në Austri.

Osmani bëri të ditur se në këtë forum u diskutua për rolin e Kosovës si kontribuese aktive për paqe e siguri.
”Diskutuam për rolin e Kosovës si kontribuese aktive për paqe e siguri, për rëndësinë e bashkëpunimit transatlantik, si dhe për rikthimin e Evropës tek forca jonë më e madhe: mbrojtja e vlerave demokratike. Jo vetëm në fjalë, por në veprim. Me guximin për të qëndruar krah atyre që i mbrojnë këto vlera dhe për t’i hapur dyert Kosovës dhe shteteve të tjera që punojnë me përkushtim për to.” ka shkruar Osmani në Facebook.

Postimi i plotë:

Gjithnjë frymëzues bashkëbisedimi në Forumin Alpbach në Austri me të rinj e të reja të jashtëzakonshme, të cilët do të jenë udhëheqësit e ardhshëm në Evropë.

Diskutuam për rolin e Kosovës si kontribuese aktive për paqe e siguri, për rëndësinë e bashkëpunimit transatlantik, si dhe për rikthimin e Evropës tek forca jonë më e madhe: mbrojtja e vlerave demokratike. Jo vetëm në fjalë, por në veprim. Me guximin për të qëndruar krah atyre që i mbrojnë këto vlera dhe për t’i hapur dyert Kosovës dhe shteteve të tjera që punojnë me përkushtim për to.

Të ngjashme

Të fundit