25.7 C
New York
Saturday, May 3, 2025

Buy now

Presidentja Osmani merr me vete në Parlamentin Evropian gratë historike të Kosovës – e prezanton secilën prej tyre

- Advertisement -

Presidentja Osmani ka prezantuar delegacionin që po e shoqërojnë në Strasburg. Janë gratë që shënuan histori në Kosovë, shkruan Insajderi.

Me Osmanin janë, Vasfije Krasniqi, Fahrije Hoti, Blerta Basholli e Hana Qerimi si dhe Egzon Syla nga FSK e një gazetare nga Ukraina.

Presidentja ndau historinë e Krasniqit e Hotit para tyre, duke thënë se dyshja kthyen pikëllimin në forcë.

“Me mua sot kam një delegacion që është përfaqësimi më i vërtetë Republikës sonë dashur përfaqëson historinë tonë, të rëndë por edhe frymën e këmbënguljes. Me mua sot është Vasfije Krasniqi-Godman që ishte vetem 16 vjecare kur nga forcat serbe u largua nga duart e nënës, për orë të tëra ajo u përdhunua për orë të tëra… Vasfija e ngriti zërin për drejtësi dhe kundër stigmës dhe arriti të mbledh një popull të tërë pas vetes”, u shpreh Osmani.

“Është heroinë e vërtetë e gjallë dhe pajtohem plotësisht, por më duhet tej u them se jemi të rrethuar nga heroina të shumta në vendin tim, e tillë është edhe Fahrije Hoti ajo vjen nga fshati Krushë, ku gati gjithë burrat u vranë gjatë luftës, në mesin e tyre edhe bashkëshorti i saj”

“Fahrija vendosi të mos dorëzohej, ajo sot zotëron kooperativën Krusha që ndikojë në fuqizimin e grave. Kooperativë Krushë u kthye në një vend shprese, tashmë duke transportuar avjarin dhe produktet tjera në gjithë Evropën, të cilat gjithsesi iu ftoi t’i provoni”.

Osmani sqaroi se si historia e Fahrijes u bë edhe film.

“Me mua është edhe Blerta Basholli filmi “Zgjoi”, që përshkruan me mjeshtëri jetën e Farhirje Hotit dhe të grave të Krushës. Ajo përshkroi në mënyrë të përsosur se si pjesët më të errëta të historisë mund të kthehen në shpresë e qëndrueshmëri”.

Të ngjashme

Të fundit