Veturat e kabinetit të presidentes Vjosa Osmani ka rreth 2 orë që janë “stacionuar” te spitali privat “Aloka” në Veternik.
Brenda spitalit po qëndron e para e shtetit, e cila duket se ka probleme shëndetësore, që aktualisht për publikun po mbahen fshehur.
Demokracia.com ka kontaktuar më herët përmes telefonit edhe me kujdestarinë e këtij spitali, por ata as nuk e kanë mohuar dhe as pohuar që presidentja Osmani është duke e trajtuar tani brenda spitalit, duke e ndërprerë telefonatën me nervozë.

Presidentja Osmani i ishte nënshtruar edhe më herët një operacioni në Turqi për humbjen e peshës, i cili kishte nxitur debat të madh në shoqëri.
Një operacioni i ishte nënshtruar më herët edhe paraardhësi i Osmanit, ish-presidenti Hashim Thaçi, por ai e kishte njoftuar opinionin politik për intervenimin dhe operimin e kishte kryer në spitalin shtetëror, konkretisht në QKUK.