21.8 C
New York
Monday, May 12, 2025

Buy now

Presidentja Osmani fton Abdixhikun në takim

- Advertisement -

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, në një takim konsultativ për të diskutuar rreth konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Takimi është paraparë të mbahet më 15 maj 2025, në orën 13:00, në ambientet e Zyrës së Presidentes.

“Të nderuar, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, fton z. Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në një takim të përbashkët konsultativ lidhur me konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, që do të mbahet më 15 maj 2025, në orën 13:00, në Zyrën e Presidentes”, thuhet në ftesën që ka siguruar Dukagjini.

Në fund të ftesës është kërkuar që të konfirmohet pjesëmarrja.

Të ngjashme

Të fundit