-1 C
New York
Monday, February 16, 2026

Buy now

Presidentja Osmani falënderon Trumpin: Kosova do të qëndrojë gjithnjë krah ShBA-së

- Advertisement -

Presidentja Osmani falënderon Trumpin: Kosova do të qëndrojë gjithnjë krah ShBA-së

 16.02.2026 10:06

Presidentja Vjosa Osmani ka falënderuar homologun e saj amerikan, Donald Trump, pasi pranoi nga ai një letër urimi me rastin e 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Nëpërmjet një postimi në  Facebook, e para e vendit theksoi se Kosova do të qëndrojë gjithnjë krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në përpjekjet për paqe, stabilitet dhe një botë më të sigurt, transmeton Klankosova.tv.

“Faleminderit Presidentit Trump për urimin e përzemërt për popullin e Kosovës në prag të Ditës së Pavarësisë, si dhe për mbështetjen e palëkundur për sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ajo

Të ngjashme

Të fundit