15.9 C
New York
Tuesday, March 11, 2025

Buy now

Presidentja Osmani falënderon ShBA-në për lirimin e tre policëve

- Advertisement -

Presientja e vendit, Vjosa Osmani, e ka falenderuar ShBA-të për lirimin e tre policëve kosovarë që ishin rrëmbyer nga Serbia.

Ajo falenderimin e bëri në konferencën për media me Guvernatoren e Iowas, Kim Reynolds.

“Më lejoni të shpreh falenderimet për gjithë punën që ka bërë ShBA-ja për lirimin e tre policëve të Kosovës të cilët po mbaheshin të kidnapuar. Uroj që policët të përballojnë këtë situatë të rëndë dhe të rikuperohen nga kjo ngjarje tragjike për të gjithë popullin e Kosovës”, u shpreh Osmani.

Sipas saj, marrëdhëniet bilaterale mes Kosovës dhe ShBA-ve ishin të rrënjësura në vlera të përbashkëta.

Fuqizimin ndërkombëtar të Republikës e shohim vetëm me përkrahjen e partnerëve ndërkombëtarë, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, u shpreh ajo.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit