Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkruar sot lidhur me festivalin e njohur Sunny Hill që po mbahet në Prishtinë. Osmani ka falendëruar këngëtaren me famë botërore, Dua Lipa, derisa ka shtuar se festivali Sunny Hill është ngjarje që e vendosë Kosovën në qendër të hartës kulturore globale, shkruan Express.
“Sunny Hill Festival është rrëfim i një ëndrre të kthyer në realitet. Një ëndërr që nisi me dashurinë për vendin dhe u kthye në një nga ngjarjet më frymëzuese që e vendos Kosovën në qendër të hartës kulturore globale”, ka shkruar presidentja.
“Përmes muzikës, pasionit dhe energjisë së rinisë – Kosova po shkëlqen. Po tregon se edhe nga një vend i vogël, mund të lindin gjëra të mëdha.Faleminderit, Dua, që ëndrrën tënde e bëre edhe tonën. Faleminderit ekipit të Sunny Hill që e bëni këtë ëndërr realitet çdo vit, duke e sjellë botën në zemër të Kosovës!”, ka përfunduar ajo.