4.1 C
New York
Friday, January 17, 2025

Buy now

Presidentja Osmani duhet t’ia ndalojë Putinit hyrjen në komunën e Drenasit dhe Skenderajit

- Advertisement -

Shkruan: Kimete Berisha

Presidentja Osmani duhet t’ia ndalojë Putinit hyrjen në komunën e Drenasit dhe në Skenderajit, fillimisht, e pastaj sanksionet ndaj tij të zgjerohen edhe në komunat tjera të Kosovës.

E kemi Presidenten anti-ruse të paepur.
Ajo e urren Putinin me zemër dhe urrejtjen ndaj Putinit e shpreh me protestë, me nervozë dhe me guxim të pashembullt.

Hatri Ukrainës është në gjendje ‘të jap jetën’…tënde.
Po e provokon Rusinë dhe shumë mirë po ia bën.

Zelensky ka filluar të pajtohet me Putinin, e Presidentja Osmani – nuk po lëshon pe.
Nuk falë kjo.
Është shumë e vendosur në luftën e saj kundër Putinit.

Ka krijuar rivalitet falls me Putinin, po sillet si kundërshtarja politike numër një e Putinit në botë. Putini ende nuk i është përgjigjur mllefit të Presidentes Osmani.

Veç përpara Vjollcë…Respekt.

Në kuadër të përgatitjes së saj për luftë, Presidentja i ka kërkuar Albin Kurtin që urgjentisht të distancohet nga Lenini dhe t’i këpus raportet shpirtërore që i ka me të…me një hap para, dy pas…

P.S. Kur buburrecat bëhen bashkë, ta pushtojnē shtëpinë.

Ndoshta, Presidentja e fiton këtë luftë.
Komandantja po këqyr njëherë mos po e fiton luftën, pa pasur nevojë të luftojë, se siç na ka mësuar mjeshtri i luftës, Sun Tzu:

  • Luftëtari i vërtetë e fiton luftën, pastaj hyn në luftë; kurse disfatisti: një herë hyn në luftë, pastaj e kërkon fitoren.

Nuk i dihet fatit.
Zoti e ka ngjallur Lazarus-in, katër ditë pasi vdiq dhe u varros!

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit