20.9 C
New York
Thursday, July 4, 2024

Buy now

Presidentja Osmani do të marrë pjesë në varrimin e shkrimtarit Ismail Kadare

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pritet që të marrë pjesë në varrimin e shkrimtarit Ismail Kadare.

Kjo është konfirmuar nga Zyra e Presidentes për “Klan Kosova”.

Ndërkohë, më herët nga kjo zyrë njoftuan se e mërkura është shpallur ditë zie.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e mërkurë, 3 korrik 2024, të shpallet ditë zie shtetërore, në nderim të kolosit të letrave shqipe, shkrimtarit shqiptar me famë botërore, të ndjerit Ismail Kadare.

Zija shtetërore do të jetë gjatë ditës së mërkurë, ditën kur edhe varroset i ndjeri Ismail Kadare, ndërkaq Protokolli i Shtetit ngarkohet që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi.” – thuhet në njoftim.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit