13.7 C
New York
Tuesday, October 14, 2025

Buy now

Presidentja Osmani: Djemtë e Kosovës treguan zemër e karakter ndaj Suedisë

- Advertisement -

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka shkruar fjalët më të mira për djemtë e ekipit të Kosovës pas fitores së madhe ndaj Suedisë.

Ajo në një postim në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se rruga e “Dardanëve” drejt fitoreve vazhdon.

“Djemtë e Kosovës treguan zemër, karakter dhe lojë fantastike, sonte ndaj Suedisë, duke na kujtuar se kur luajmë me shpirt, asnjë sfidë nuk është e pamundur”, ka shkruar ajo.

Kosova fitoi 1-0 ndaj Suedisë në udhëtim, me golin e shënuar nga Fisnik Asllani.

Të ngjashme

Të fundit