9.2 C
New York
Wednesday, March 19, 2025

Buy now

Presidentja Osmani: Demokracia për ne nuk është vetëm njëra nga opsionet- është opsioni i vetëm

- Advertisement -

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në “World Forum”,  në Berlin.

Presidentja Osmani ka shkruar:

“World Forum” mblodhi në Berlin kampionë global të demokracisë, pikërisht aty ku para 35 viteve rënia e Murit të Berlinit shënoi një moment përcaktues për demokracinë në mbarë botën.

Demokracia është një nga arritjet më të mëdha të njerëzimit, por nuk është e vetëqëndrueshme—ajo është vepër e çdo brezi, e ndërtuar dhe e forcuar ditë pas dite.

Në Kosovë, këtë e kuptojmë më së miri. Demokracia për ne nuk është vetëm njëra nga opsionet- është opsioni i vetëm, sepse e dijmë se çfarë sjell mungesa e saj—shkatërrim, vuajtje dhe humbje jete. Prandaj, populli ynë, mbetet i palëkundur në përkushtimin ndaj vlerave demokratike.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit