13.1 C
New York
Monday, April 21, 2025

Buy now

Presidentja Osmani dekreton Ligjin e Pagave

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dekretuar sot Ligjin e Pagave. Rritje të pagave me ligjin e ri do të ketë për mjekët specialistë, mësimdhënësit dhe policët.

Zyra e Presidentes ka pranuar për shpallje, Ligjin Nr. 08/L-196 për Pagat në Sektorin Publik, sot, më 4 janar 2023. Pas analizave ligjore nga Zyra e Presidentes, Presidentja Osmani e ka dekretuar shpalljen e Ligjit për Pagat në Sektorin Publik, po sot, më 4 janar 2023”, tha për Insajderin Bekim Kupina, këshilltar për Media i Zyrës së Presidentit.

Projektligji për Paga është miratuar në Kuvendin e Kosovës me 22 dhjetor të vitit të kaluar.

Qëllimi i këtij ligji është që të krijojë një sistem të njëtrajtshëm të pagave në sektorin publik, që përfshin parimet dhe rregullat për përcaktim të pagës në sektorin publik.

Të ngjashme

Të fundit