6.7 C
New York
Monday, March 10, 2025

Buy now

Presidentja Osmani dekoron me urdhrin “Hero i Kosovës” Smajl Hajdarajn në 20-vjetorin e vrasjes

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, këtë të hënë ka dekoruar me urdhrin “Hero i Kosovës, ish-deputetin e Kosovës, Smajl Hajdarajn në 20 vjetorin e vrasjes së tij.

Osmani tha se ai ishte jo vetëm politikan i devotshëm, por edhe luftëtar i paepur për lirinë e Kosovës.

“Liria jonë nuk është e përmbushur pa zbardhjen e vrasjeve politike. Do t`i dalim hakut heroit Smajl Hajdaraj, kur kryesit e veprës të dalin para drejtësisë”, ka shkruar Osmani në llogarinë e saj në Facebook.

Kujtojmë se Hajdaraj ishte vrarë më 17 janar 2002 në hyrje të banesës së tij në Pejë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit