Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz, në kuadër të aktiviteteve për përkujtimin e Epopesë së UÇK-së.
E shoqëruar nga Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu së bashku kanë nderuar të rënët e familjes Jashari.
“Në këtë epope të UÇK-së sërish kthehemi në Prekaz, vendin që simbolizon sakrificën për lirinë ton, rrugëtimin më të pastër me plot sakrifica në mënyrë që sot ne ta kemi shtetit dhe në vendin që mbetet udhërrëfyes për rrugën përpara”, tha ajo.






