0.3 C
New York
Friday, January 23, 2026

Buy now

Presidentja në Davos me Trumpin, këshilltarja “për skijim”

- Advertisement -

Këshilltarja e Presidentes Vjosa Osmani, Rejhan Vuniqi, e cila e shoqëroi të parën e vendit në Davos të Zvicrës, duket se e ka shfrytëzuar këtë udhëtim edhe për pak “skijim”.

Vetë Vuniqi në llogarinë e saj në Instagram ka publikuar fotografi nga Davosi, ku në njerën paraqitet pista e skijimit, foto mbi të cilën ka vendosur emojin e flamurit zviceran dhe të një personi duke skijuar.

Pavarësisht përdorimit të emojit duke skijuar, në foton tjetër pasuese, Vuniqi në shihet e veshur me pallto dhe kostum.

Osmani shkoi dje në Davos me kërkesë të Shtëpisë së Bardhë për të marrë pjesë në ceremoninë e themelimit të Bordit të Paqes, pas ftesës së presidentit amerikan Donald Trump.

 

 

Të ngjashme

Të fundit