21.3 C
New York
Sunday, September 21, 2025

Buy now

Presidentja kujton Ahmet Krasniqin në 27 vjetorin e vrasjes

- Advertisement -

Presidentja Vjosa Osmani, e ka kujtuar kolonel Ahmet Krasnqin, në 27 vjetorin e vrasjes.

Osmani tha se Krasniqi, do të mbetet simbol i guximit, sakrificës dhe vizionit për një Kosovë të lirë.

Ajo tha se ministri i parë i mbrojtjes u vra në më mënyrë të pabesë.

“Ai u vra në mënyrë të pabesë, viktimë e një akti të mjerë që synonte të ndalte përpjekjet për liri. Por, edhe pse u vra koloneli, nuk u vra ëndrra për Kosovën e lirë. Trashëgimia e tij është e gjallë në çdo hap të shtetndërtimit tonë, ndërsa zbardhja e vrasjes së tij mbetet obligim moral dhe institucional. Qoftë i përjetshëm kujtimi për kolonel Ahmet Krasniqin!”, deklaroi Osmani.

Të ngjashme

Të fundit