24.5 C
New York
Wednesday, July 23, 2025

Buy now

Presidentja kërkoi masë të përkohshme, reagon ashpër Shala: Osmani është pjesë e pazareve për krijimin e institucioneve

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka reaguar ndaj kërkesës se presidentes Vjosa Osmani për masë të përkohshme në Gjykatën Kushtetuese lidhur me seancën konstituive të Kuvendit.

Shala ka thënë se me këtë kërkesë, presidentja Osmani është pjesë e pazareve për krijimin e institucioneve.

Deputeti Shala ka thënë se “presidentja e vendit, duket se e ka hallin e vet si prioritet kryesor”.

Reagimi i Shalës në Facebook:

Të nderuar qytetarë,

Presidentja e vendit, duket se e ka hallin e vet si prioritet kryesor!

Me kërkesën për masë të përkohshme në Gjykatën Kushtetuese, u bë krejtësisht e qartë se edhe Presidentja është pjesë e pazareve për krijimin e institucioneve.

Ajo ende nuk e ka përcaktuar qartë pozicionin e saj personal. Zonjës Presidente i duhet kohë për ta bindur partnerin e ardhshëm politik, qoftë të ri apo të vjetër.

Sa më shumë kaos institucional, aq më të vlefshëm bëhen politikanët populistë para militantëve të tyre.

Të ngjashme

Të fundit