Atë, po e pret presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila pas takimit, bashkë me shefin e NATO-s do të mbajnë konferencë për media.

“Në pritje të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte”, ka shkruar e para e vendit në një video të cilën e ka postuar në Instagram.

Në pamje shihen flamuri i Kosovës, ai i Dardanisë, i NATO-s dhe UÇK-së.