Gjatë ditës së sotme, Kosova ka pranuar dërgesën e radhës të sistemeve raketore anti-tank OMTAS, të kontraktuara me prodhuesin shtetëror turk Roketsan në dhjetor të vitit 2023.
Këtë lajm e bëri të ditur ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
E me rastin e pranimit të kësaj dërgese, është deklaruar edhe presidentja Vjosa Osmani, raporton Klankosova.tv.
“Faleminderit, Turqi”, shkroi ajo në një postim në Facebook në gjuhën turke.






